Ndërlidhjet

Zjarri mbyt 7 fëmijë ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Emergjencës ka thënë se shtatë fëmijë kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë shtëpinë e tyre në jug të Ukrainës. Raportohet se “pesë djem dhe dy vajza të moshës 2-4 vjeç kanë vdekur nga zjarri”.

Zjarri ka mbytur të gjithë fëmijët, përpos vajzës më të madhe të familjes dhjetë-anëtarëshë, ndërsa babai i tyre ishte në punë.

Nëna është munduar por ka dështuar të shpëtojë fëmijët dhe më vonë është shtrirë në spital.
XS
SM
MD
LG