Ndërlidhjet

Shqipëri: Pjesa veriore nën borë të madhe


Pamje nga të ftohtit në Ballkan

Pamje nga të ftohtit në Ballkan

Mot i ftohtë dhe me borë po mbretëron edhe në Shqipëri.

Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza dhe Tropoja, vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet e borës, që kanë arritur trashësinë prej 1.5 metra në qytete, e deri në 3 metra në male dhe zona më të thella.

Qeveria e Shqipërisë dje ka shpallur gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar që të bëhen ndërhyrje kudo që ka situatë emergjente, në mënyrë që të shpëtohen njerëzit.

Në zona është ndërprerë mësimi, ndërsa siç raportojnë mediat lokale, banorët e disa fshatrave të këtyre zonave, ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.

Ky mot ekstremisht i ftohtë po vazhdon tash e 13 ditë.
XS
SM
MD
LG