Ndërlidhjet

SHBA: Obama e shpalli buxhetin e propozuar për 2013


Buxheti i presidentit për vitin 2013

Buxheti i presidentit për vitin 2013

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot e ka shpallur propozim-buxhetin për vitin 2013.

Ky dokument bënë thirrje për vazhdimin e shpenzimeve në punët publike, ndërsa i rritë taksat për të pasurit dhe për koprorata, me qëllim që të reduktohet deficiti federal gjatë viteve të ardhshme.

Duke folur në stilin e fushatës, në tubimin në pjesën veriore të Virxhinias, zoti Obama tha se propozim-buxheti fokusohet që sigurimi i ripërtritjes së ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të mbetet në kurs.

Ai ka tërhequr vërejtjen kundër shkurtimeve qeveritare, që është e rëndësishme për rritje.

Sipas planit, deficiti i projektuar në vitin 2013 është 1300 miliardë dollarë, që do të thotë se edhe vitin e katërt me radhë, do të jetë më i lartë se 1000 miliardë.

Xhakob Lju, shefi i kabinentit të presidentit, tha se propozimi do të ndihmoj në arritjen e 4000 miliardë dollarëve reduktim të deficitit, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Republikanët opozitarë e kanë kritikuar rritjen e taksave për të pasurit dhe korporatat.
XS
SM
MD
LG