Ndërlidhjet

Bosnjë: Distributori serb nuk e shfaqë filmin e Xholit


Regjisorja dhe aktorja Angjelina Xholi
Regjisorja dhe aktorja Angjelina Xholi
Një distributor serb në pjesën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët, ka refuzuar ta shfaqë filmin e ri të regjisores Angjelina Xholi, që trajton situatën gjatë luftës në Bosnjë në vitet e 90-ta.

Distributori Vlladimir Levak tha se nuk mendon se filmi i Angjelina Xholit, “Në Tokën e gjakut dhe mjaltit”, do të jetë interesant për audiencën në Republikën Serbe të Bosnjës, pasi në të portretizohet ushtari serb, që e kishte gjetur ish dashnoren e tij myslimane, në mesin e skllevërve të seksit në një kamp që ai e udhëhiqte.

Parashihet që filmi nesër të shfaqet për të parën herë për publikun në Sarajevë, ndërsa do të jepet edhe në kinematë në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG