Ndërlidhjet

Klinton: Dënohen sumet kundër personelit izraelit


Hillari Klinton flet para gazetarëve në selinë e OKS-së
Hillari Klinton flet para gazetarëve në selinë e OKS-së
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka dënuar sulmet kundër personelit të ambasadave izraelite në Indi dhe Gjeorgji dhe ka ofruar ndihmë amerikane në çfarëdo hetimi.

Sot më herët gjatë ditës, Ministria e jashtme e Izraelit, tha se sulmuesit me bomba i kishin marrë në shënjestër makinat e ambasadave të Izraelit në Indi dhe Gjeorgji.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e akuzoi Iranin se ka dorë në të dy sulmet.

Por, i dërguari iranian në Indi, Sajed Mehdi Nabisadh, i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se ato janë “tërësisht gënjeshtra”.

Sot në Nju Delhi policia tha se një person në motoçikletë ishte i dyshuar se e kishte ngjitur një bombë magnetike në makinën e Ambasadës së Izraelit. Nga shpërthimi u plagos bashkëshortja e një diplomati izraelit dhe shoferi i saj nga India.

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, policia e çmontoi një bombë të vendosur nën makinën e një të punësuari në Ambasadën e Izraelit në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG