Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Dhuna në Siri po përshkallëzohet ashpër


Komisionarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillej

Komisionarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillej

Komisionarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillej, tha sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se dhuna në Siri ka “përshkallëzuar ashpër”, gjatë javëve të fundit.

Ajo tha, poashtu, se vetoja e Rusisë dhe Kinës në propozim-rezolutën e 4 shkurtit në Këshillin e Sigurimit, e ka “forcuar” qeverinë e Sirisë në përpjekjet për t’i shkatërruar protestat, që po zgjasin tash e 11 muaj.

Raportohet se propozim-rezoluta, që po shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është e ngjashme me atë në Këshillin e Sigurimit, me të cilën mbështetej plani i Ligës Arabe për tranzicion politik dhe për ndalje të dhunës.

Ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari, e ka hedhur poshtë raportin e zonjës Pillej dhe e ka vënë në pikëpyetje aftësinë e OKB-së për t’i besuar pozicionit “joparimor” të saj kundër qeverisë në Damask.
XS
SM
MD
LG