Ndërlidhjet

Evropë: Agjencia Moody’s e ka ulur rejtingun e disa vendeve


Rejtingu kreditor i Francës 3A është i rrezikuar
Rejtingu kreditor i Francës 3A është i rrezikuar
Agjencia e rejtingut, Moody’s, e ka ulur shkallën e gjashtë vendeve evropiane, duke cituar rrezikun në rritje nga kriza evropiane e borxheve.

Për një shkallë është ulur rejtingu kreditor i Italisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Maltës, ndërsa për dy shkallë është ulur rejtingu i Spanjës.

Agjencia Moody’s, poashtu, ka tërhequr vërejtjen se mund ta ulë rejtingun 3A të Francë, të Britanisë së madhe dhe Austrisë, për shkak të shqetësimeve për aftësinë evropiane për të ndërmarrë llojet e reformave të nevojshme për shqyrtimin e krizës dhe për sasinë e fondeve ekzistuese për luftimin e saj.

Kjo shpallje u bë një ditë pasi Parlamenti i Greqisë i ka miratuar shkurtimet e reja buxhetore, me shpresë se do ta siguroj ndihmën e re financiare, në mënyrë që të evitohet falimentimi në muajin mars.
XS
SM
MD
LG