Ndërlidhjet

Japoni: Tërmet i fuqishëm në pjesën verilindore


Çarjet në oqean nga tërmeti i 11 Marsit
Çarjet në oqean nga tërmeti i 11 Marsit
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur pjesën verilindore të Japonisë, por autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami. Nuk ka pasur raporte për viktima njerëzore ose për dëme materiale.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti, që u hetua në orën 7 e 22 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme, e kishte intensitetin 6.2 shkallë.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se intensiteti ishte 6.0 shkallë.

Autoritetet në Fukushima thanë se centrali atomik ka qëndruar stabil.

Ky central ishte dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe kishte pësuar shkrirje pas tërmetit prej 9.0 shkallësh dhe cunamit, në mars të vitit të kaluar, në pjesën verilindore të Japonisë.

Nga kjo katastrofë e humbën jetën afro 16 mijë vetë, ndërsa më se 3 mijë njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG