Ndërlidhjet

NASA: Anulohen planet për mision në Mars


Pamje e Marsit nga sonda amerikane në vitin 2008

Pamje e Marsit nga sonda amerikane në vitin 2008

NASA thotë se synon anulimin e planeve që Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen Evropës në misionin e marrjes së mostrave në Mars, që konsiderohet i rëndësishëm për të mësuar nëse ka jetë jashtë Tokës.

Agjencia e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara (NASA), po ballafaqohet me kufizime financiare, pasi buxheti për vitin 2013 është 17.7 miliardë dollarë, i njejtë me atë të këtij viti.

Anulimi i agjencisë NASA e ka lënë Evropën pa partnerin kryesor për misionin e propozuar me dy anije kozmike për të mbledhur mostra të sipërfaqes së Marsit dhe për t’i kthyer ato për analiza në Tokë.

Misioni i ashtuquajtur Eksobiologji në Mars ose EksoMars, parashihej për vitin 2016 dhe 2018.
XS
SM
MD
LG