Ndërlidhjet

Kina premton ndihmë për krizën e eurozonës


Pamje nga samiti BE-Kinë, në vitin 2009
Pamje nga samiti BE-Kinë, në vitin 2009
Kina ka premtuar ndihmë për zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës, por publikisht ka ofruar pak detaje.

Ky përkushtim është bërë sot në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kinës, në Pekin.

Kryeministri kinez, Ven Jiabao, tha se Kina, partner udhëheqës ekonomik i BE-së, ka gatishmëri për “rritjen e involvimit” në përpjekje për stabilizim të vendeve të Evropës, të goditura nga borxhet.

Kina i mbanë rezervat më të mëdha në valutë të jashtme në botë, prandaj liderët e BE-së e kanë synuar një pjesë të këtyre parave, për ta mbështetur fondin emergjent të planifikuar, prej afro 500 miliardë eurosh.

Duke folur së bashku me kryeministrin Ven, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, u tha reporterëve se “i takon Kinës për t’i marrë vendimet e veta me qëllim që të kontribuoj në stabilitetin e eurozonës”.
XS
SM
MD
LG