Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Raportohet për sulme kundër qyteteve Homs dhe Hama


Sulm me predha në një lagje të qytetit Homs

Sulm me predha në një lagje të qytetit Homs

Raportohet se trupat e Sirisë e kanë vazhduar sulmin e tyre, në shënjestër të të cilit janë qytetet Homs, Hama, e hapësira të tjera.

Raportet e sotme thonë se trupat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, i kanë intensifikuar sulmet me predha kundër pozicioneve të kryengritësve në Homs.

Për më tepër se një javë, forcat qeveritare janë duke e sulmuar qendrën e këtij qyteti, me qëllim që ta rimarrin kontrollin në zonat që mbahen nga forcat kryengritëse.

Në këtë ofensivë raportohet se janë vrarë qindra njerëz.

Raportohet se sot ka pasur edhe sulme me predha kundër qytetit Hama, derisa forcat tokësore të regjimit kanë depërtuar në disa hapësira në jug dhe afër kufirit me Libanin.

Dhuna e sotme po ndodhë pasi Komisionarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillej, tha se dështimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndërmarrë aksion në konfliktin në Siri, e ka inkurajuar regjimin e Sirisë, për të ndërmarrë sulm “me të gjitha mjetet” kundër kundërshtarëve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG