Ndërlidhjet

Të këmbëngulet në “Republikë”


Ndërtesa e BE-së në Bruksel...
Ndërtesa e BE-së në Bruksel...

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit, Robert Kuper, përfundoi të martën takimet me zyrtarët e lartë të institucioneve kosovare si përpjekje për gjetjen e një modeli të përfaqësimit të vendit në nismat e forumet rajonale të cilin do ta pranonte edhe pala serbe.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, diplomati evropian zhvilloi një takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi dhe shefen e delegacionit kosovar në dialog, Edita Tahiri, por nuk pati konferencë për media.

Ndërkaq, në takimin me presidenten e Kosovës, përveç Kuperit thuhet se ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe drejtori për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin Evropian për Veprim te Jashtëm, Fernando Gentilini.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper.
Në një komunikatë për media të presidencës, Jahjaga citohet të ketë thënë se “përfaqësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare, sipas Jahjagës, duhet të bëhet me emrin me të cilin është njohur ajo nga 87 vendet e botës dhe me emrin me të cilin Republika e Kosovës vendos marrëdhënie bilaterale, si shtet sovran dhe i pavarur”.

Insistimi i Beogradit që Kosova të përfaqësohet nën rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe këmbëngulja e autoriteteve kosovare në përfaqësimin si shtet i pavarur kanë pamundësuar, deri më tani, mbajtjen e raundit të radhës së dialogut.

Pas spekulimeve se Kosova do të përfaqësohej pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë ku do të figuronte 12 44 dhe një informatë për numrin e shteteve që e kanë njohur atë, njohësit e rrethanave politike thonë se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga përfaqësimi me fjalën Republikë për t’ia pamundësuar Serbisë, siç thuhet, realizimin e agjendës së saj të dyfishtë politike.
Drejtori ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Alban Bokshi, tha se interes parësor i Kosovës është përfaqësimi si shtet i pavarur dhe pranimi si i tillë në rajon e botë.

Republika e Kosovës është esenciale për ne. Integrimi evropian është një çështje vullneti se a duam apo nuk duam, e gjithashtu është çështje interesi..
Alban Bokshi

Republika e Kosovës është esenciale për ne. Integrimi evropian është një çështje vullneti se a duam apo nuk duam, e gjithashtu është çështje interesi. Prandaj, nuk duhet të shtrohet aspak dilema për ne - se si të gjejmë një formulë që pranojnë të dyja palët, por ne duhet të insistojmë në qëllimin tonë: Kjo është Republika e Kosovës; pastaj të tjerat t’i shohim sipas interesit tonë”, u shpreh Bokshi.

Brenda pothuaj tre muajve të fundit që nga mbajtja e raundit të tetë të dialogut, Kuper ka vazhduar kontaktet për të gjetur një zgjidhje rreth bashkëpunimit rajonal.

BE-ja kishte shprehur interesimin që brenda muajit shkurt ta rikthejë delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë në tryezën e diskutimeve me një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

Në muajin mars, ndërkohë, pritet të merret vendimi për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Krenar Gashi, tha se zgjidhja për bashkëpunimin rajonal, sipas informatave të publikuara deri më tani në media, do të ishte e favorshme po që se nuk ka në prapavijë një agjendë të dyfishtë të Beogradit.

Në secilën marrëveshje që Kosova ka bërë me Serbinë, deri më tani, Serbia vazhdimisht ka pasur një agjendë dytësore e cila ka pamundësuar implementimin e marrëveshjeve konform kuptueshmërisë së tyre që ka ndodhur në këtë proces në Bruksel”, vlerësoi ai.
XS
SM
MD
LG