Ndërlidhjet

logo-print

Hjuston varroset më 18 shkurt


Uitni Hjuston

Uitni Hjuston

Varrimi i Uitni Hjustonit do të mbahet të shtunën më 18 shkurt, në qytetin e saj të lindjes Njuark të Nju Xhersit, ndërsa ceremonia mortore mbahet në kishën në të cilën ka kënduar si e vogël.

Pronari i Shtëpisë së funeraleve Whigham në Njuark tha se ylli i popit do të varroset në mesditën e së shtunës.

Dyzetetëvjeçarja vdiq të shtunën e kaluar në një hotel në Beverli Hills të Kalifornisë, vetëm disa orë pata se të paraqitej për një performansë si parapërgatitje për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Autoritetet kanë hedhur poshtë dyshimet në lidhje me vdekjen e saj.

Shkaku i vdekjes dihet pas kryerjes së testeve toksikologjike.

Hjuston arriti famën gjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta me hitet si "Greatest Love of All" dhe “I Will Always Love You."

Ajo ka luftuar për vite të tëra varësinë ndaj drogës.
XS
SM
MD
LG