Ndërlidhjet

Rusia i shet tanke Algjerisë


Tanke ruse

Tanke ruse

Rusia raportohet se ka nënshkruar kontrata për t’ia shitur 150 tanke Algjerisë dhe Turkmenistanit.

E përditshmja ekonomike “Vedomosti” citoi burime në industrinë e ushtrisë të kenë thënë se Agjeria është pajtuar që të blejë 120 tanke T-90C nga ekportuesi kombëtar i Rusisë Rosoboronexport, ndërsa Turkmenistani do të marrë 30 tanke.

Një analist i mbrojtjes, Konstantin Makijenko, i ka thënë gazetës se marrëveshja kap vlerën e të paktën 500 milionë dollarëve.

Gazeta tha se Rusia ka nënshkruar marrëveshjen me Turkmenistanin në verën e vitit 2011.

Me herët, thuhet se Rusia e ka pajisur Turkmenistanin me 10 tanke për të përmbushur kontratën e vitit 2010.
XS
SM
MD
LG