Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Referendumi dëmton shtetin serb


Boris Tadiq, president i Serbisë

Boris Tadiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se mbajtja e referendumit në veri të Kosovës është i dëmshëm për interesat shtetërore të Serbisë, transmetojnë mjetet serbe të informimit.

Ai ka thënë se e kupton nevojën e serbëve në veri që të tregojnë vullnetin e tyre politik, por theksoi se nuk ekziston mundësia që qeverisja lokale të bëjë më shumë sesa shteti në zgjidhjen e problemeve të banorëve serbë.

“Me këtë hap, krerët e komunave në veri të Kosovës vetëm e minojnë potencialin shtetëror dhe kjo nuk është në interes të serbëve. Në këtë mënyrë pengohet shteti në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Ai në një deklaratë dërguar mediave, ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, se e respekton rezolutën 12 44 dhe se vendimi që Prishtina të marrë pjesë në forumet rajonale, nuk nënkupton pranim të pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG