Ndërlidhjet

Takim i lartë amerikano-kinez


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden takon homologun kinez, Shi Jinping, Uashington, 14 shkurt 2012

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden takon homologun kinez, Shi Jinping, Uashington, 14 shkurt 2012

Presidenti Barak Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidentin kinez Shi Jinping.

Shi, 58 vjeç, është propozuar të bëhet president në vitin 2013.

Vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë po përcillet së afërmi, për të parë nëse ka shenja të lëvizjes në lidhjet ekonomike mes dy shteteve, që deri tash kishin dallime të thella.

Raportet mes dy shteteve shënuan mospajtime së fundi në lidhje me tregtinë, monedhën kombëtare, të drejtat e njeriut dhe synimet ushtarake.

Në qendër të bisedimeve kanë qenë edhe Korea Veriore, Siria dhe Irani.

Kina iu bashkua javën e kaluar Rusisë në përdorimin e vetos ndaj një rezolute kundër aksioneve të qeverisë siriane ndaj protestuesve.

Më herët Shi u takua me nënpresidentin Xho Bajden, i cili u zotua hapur për tejkalimin e dallimeve.

Shi pritet të takohet edhe me sekretaren e shtetit Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG