Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova të përfaqësohet si shtet sovran


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesin e BE-së për bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper.

Temë kyçe e këtij takimi, sipas një njoftimi për media të kabinetit qeveritar, ka qenë adresimi i çështjes së përfaqësimit të Republikës së Kosovës në inciativat rajonale si dhe zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura.

Kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë se iniciativat rajonal “Kosova duhet patjetër që të përfaqësohet si shtet sovran dhe i pavarur”.

Kryeministri Thaçi, sipas njoftimit të Qeverisë, ka theksuar se “çfarëdo zgjidhje në këtë çështje, e cila nuk e reflekton gjithashtu realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të jetë e papranueshme”.

.
XS
SM
MD
LG