Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Qyteti Homs sulmohet për 13 ditë me radhë


Shtëpitë e dëmtuara në një lagje të qytetit Homs

Shtëpitë e dëmtuara në një lagje të qytetit Homs

Aktivistët brenda Sirisë thonë se forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kanë lansuar një sulm në qytetin Hama.

Sipas tyre, forcat qeveritare kanë hapur zjarr kundër lagjeve të banuara nga makinat e blinduara dhe nga armatimi mobil kundërajror.

Këto raporte nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi gazetarët e jashtëm kanë kufizime të mëdha në Siri.

Njëherësh, trupat qeveritare e kanë vazhduar sulmin e tyre kundër qytetit Homs, për të 13-tën ditë me radhë.

Nga ana tjetër, në Kombet e Bashkuara, Egjipti e ka qarkulluar një rezolutë për Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme.

Rezoluta e dënon fuqishëm regjimin e Bashar al-Asadit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe e mbështet planinn e Ligës Arabe që bënë thirrje që Asadi të tërhiqet.

Franca tha se e ka krijuar një fond emergjent prej një milion eurosh për agjencitë humanitare, që synojnë ta ndihmojnë popullin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG