Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Lejohet transporti i NATO-s për në Afganistan


Cisternat e NATO-s në Karaçi të Pakistanit në vitin 2011

Cisternat e NATO-s në Karaçi të Pakistanit në vitin 2011

Ministri i mbrojtjes e Pakistanit, Ahmed Mukhtar, ka pranuar se qeveria përkohësisht ka lejuar NATO-n të transportoj gjëra ushqimore për trupat e saj në Afganistan.

Ai mbrëmë megjithatë nuk sugjeroi se kur ishte dhënë leja për transport.

Ambasadori amerikan në Pakistan, Kameron Manter, më herët pat thënë se NATO-ja kishte vazhduar transportin ajror të furnizimeve në Pakistan, përkundër mbylljes së kufijve për kamionat dhe cisternat e naftës së koalicionit nga ana e Islamabadit.

Këtë vendim Pakistani e pat marrë në shenjë ndëshikimi për sulmet ajrore amerikane, nga të cilat aksidentalisht u vranë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG