Ndërlidhjet

Ukrainë: Mjekët ndërkombëtarë e kontrollojnë Timoshenkon


Ekipi i mjekëve ndërkombëtarë në Harkov
Ekipi i mjekëve ndërkombëtarë në Harkov
Një ekip ndërkombëtar i mjekëve e ka filluar kontrollin shëndetësor të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila gjendet në burg.

Zonja Timoshenko është ankuar për përkeqësim të gjndjes së saj shëndetësore, prej se është burgosur në muajin tetor, pasi është dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës.

Mbështetësit e saj dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar kanë dyshime se rasti kundër Timoshenkos kishte për qëllim heshtjen e saj, pasi ajo është figurë qendrore e opozitës ukrainase.

Dje, ekipi i mjekëve ndërkombëtarë, përfshirë tre nga Kanadaja dhe dy nga Gjermania, arritën në burgun Kaçavinska në Harkov, afro 500 kilometra nga kryeqyteti Kiev.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë e Ukrainës, Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve jashtë burgut, se kontrolli mjekësor mund të zgjasë.
XS
SM
MD
LG