Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi nis garën për rizgjedhje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Nikolas Sarkozi nis sot zyrtarisht garën për rizgjedhje në postin e presidentit të Francës.

Franca mban raundin e parë të votimit më 22 prill.

Sondazhet e opinionit tregojnë se sfidanti kryesor i Sarkozisë është kandidati i Partisë Socialiste, Franso Holland.

Sipas analistëve, Sarkozi, i cili ka marrë pushtetin në vitin 2007 me zotimin se do të rikthejë punësimin e plotë, mund të përballet me ndëshkimin e votuesve për rritje të shkallës së papunësisë në 9.3 për qind – çfarë është më e larta në 12 vjet.

Agjencia e vlerësimit Moody’s ka paralajmëruar se do të ndjekë agjencinë “Standard and Poor’s” në heqjen e vlerësimit me 3A të Francës.
XS
SM
MD
LG