Ndërlidhjet

Dyqind të vdekur nga zjarri


Flamuri i Hondurasit
Flamuri i Hondurasit
Të paktën 200 persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë një burg të Hondurasit.

Incidenti ka zënë vend në Komajagua, rreth 75 kilometra në veri të kryeqytetit.

Spitalet lokale raportohet se po merren me trajtimin e dhjetëra njerëzve të tjerë, për djegie dhe dëmtime të tjera.

Disa të mbijetuar thuhet se u shpëtuan flakëve duke u hedhur nga kulmi i ndërtesës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defektet elektrike ose nga vetë të burgosurit.
XS
SM
MD
LG