Ndërlidhjet

logo-print

Irani avancon në programin bërthamor


Në njërin nga reaktorët iranianë...

Në njërin nga reaktorët iranianë...

Irani ka bërë të ditur se, të mërkurën, do të instalojë shufra bërthamore në njërin nga reaktorët e Teheranit.

Zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë thënë se ceremonia e instalimit do të ndiqet edhe nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad.

Kreu iranian pritet të bëjë publik avancimin në programin bërthamor, si dhe ndërtimin e centrifugave të reja të pasurimit të uraniumit.

Irani thotë se pasuron uraniumin për qëllime civile paqësore, duke përfshirë edhe trajtimin e kancerit, por Perëndimi dyshon se Republika Islamike synon krijimin e armëve bërthamore.

SHBA dhe BE kanë miratuar një sërë sanksionesh që godasin indistrinë e naftës së Iranit si dhe Bankën Qendrore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG