Ndërlidhjet

Zholi flet për filmin e saj

  • RFE /RL


Drejtoresha e shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Gordana Knezheviq foli me aktoren Anxhelina Zholi në Sarajevë, për filmin e saj, "Në tokën e gjakut dhe mjaltit". Filmi, që është një dramë gjatë luftës së Bosnjës gjatë viteve 1990, mbajti premierën kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, më 14 shkurt.







"Mjaltë e gjak" në Sarajevë




Ylli hollivudian Anxhelina Zholi dhe partneri i saj Bred Pit, kanë qenë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, për premierën e filmit të saj, që flet për një histori lufte dhe dashurie që ka ngjallur polemika në Ballkan.

Filmi "Në tokën e gjakut dhe mjaltit," u shfaq më 14 shkurt në një premierë të veçantë për 5.000 të ftuar.

Filmi përshkruan gjendjen e dhjetëra mijëra grave boshnjake myslimane që u ishin nënshtruar përdhunimit dhe abuzimit nga rrëmbyesit e tyre serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që përfshinte masakrën e Srebernicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Filmi i Zholisë ka qenë i kritikuar nga serbët etnikë, të cilët thonë se ai portretizon ushtarët serbë si keqbërës.

Republika Serbe në Bosnje, ka refuzuar të lëshojë filmin në kinema në territorin e saj.(g.k.)



XS
SM
MD
LG