Ndërlidhjet

logo-print

Kleriku islamik para gjyqit norvegjez


Mullah Krekar (në mes) para gjykatës në Oslo, 15 shkurt 2012.

Mullah Krekar (në mes) para gjykatës në Oslo, 15 shkurt 2012.

Kleriku islamik i Irakut, Mullah Krekar, është paraqitur para gjykatës në Norvegji. Krekar, emri i vërtetë i të cilit është Najmedin Faraj Ahmad, akuzohet se ka bërë kërcënime me vdekje, posaçërisht kundër një ish-ministri të Qeverisë norvegjeze.

Krakar është themelues i Ansar al-Islamit – grupit radikal të kurdëve irakianë.

Procesi i ekstradimit nga Norvegjia ka nisur në vitin 2003, por ai mbetet në vazhdim e sipër, pasi ligji norvegjez ndalon largimin e Krekarit në Irak, përderisa ai rrezikon dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG