Ndërlidhjet

Kërkohet dënimi me burg i Berluskonit


Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Prokurorët italianë kanë kërkuar dënimin me pesë vjet heqje lirie për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni.

Prokurori Fabio de Paskuall i tha gjykatës në Milano se Berluskoni është fajtor “për pagesën prej 600,000 dollarësh që i ka bërë avokatit britanik, për të gënjyer në favor të interesave të tij”.

Gjykata pritet të marrë vendimin para skadimit të akuzave, për shkak të statutit të kufizimeve.

Ky është vetëm njëri nga rastet kundër Berluskonit, i cili po ashtu akuzohet se ka paguar për seks një prostitutë minorene.

Berluskoni ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG