Ndërlidhjet

logo-print

Irani instalon shufra bërthamore


Teheran, 15 shkurt 2012.

Teheran, 15 shkurt 2012.

Irani ka instaluar shufrat bërthamore në njërin nga reaktorët e tij në veri të Teheranit.

Ceremonia e instalimit është ndjekur nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad, i cili ngjarjen e sotme e ka quajtur “arritje të shkencëtarëve iranianë”.

Udhëheqësi i Republikës Islamike ka bërë publike edhe avancime të tjera në programin bërthamor, përfshirë ndërtimin e centrifugave të reja për pasurimin e uraniumit.

Irani thotë se pasuron uraniumin për qëllime civile paqësore, por Perëndimi dyshon se ai synon krijimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG