Ndërlidhjet

Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore


Bukuresht

Bukuresht

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në ekstrem u kanë marrë jetën mbi 500 personave në Evropën Lindore.

Autoritetet në Rusi thonë se 205 njerëz kanë vdekur nga të ftohtët që ka nisur në fund të janarit, përderisa Ukraina ka shënuar 112 viktima dhe Polonia 107.

Rumania po ashtu është goditur rëndë nga stuhitë dhe acari, ku temperaturat kanë shënuar -30 gradë Celsius. Autoritetet thonë se të paktën 86 njerëz kanë humbur jetën në këtë vend, shumica e tyre në jug dhe në lindje të vendit, ku reshjet e borës kanë kapur 5 metra. Rreth 23,000 njerëz mbeten të izoluar pa energji elektrike dhe furnizime të tjera.

Në anën tjetër, Kosova ka shënuar 10 viktima në fshatin Restelicë, si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës, ndërsa Serbia dhe Hungaria 20, përkatësisht 35.
XS
SM
MD
LG