Ndërlidhjet

Republika Serbe mbështet serbët e veriut


Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se do t’i mbështesë të gjitha aktivitetet e serbëve që luftojnë për të drejtat e tyre.

Dodik u ka thënë gazetarëve se “lufta e serbëve të Kosovës për të drejta politike, është absolutisht e drejtë” dhe se “ata duhet të respektohen nga të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe shqiptarët”.

“Republika Serbe nuk ka lejuar që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse procedura e krijimit të Kosovës është motivuar me dhunën e komunitetit ndërkombëtar dhe me dëshirën për t’i përulur serbët. Ne do të vazhdojmë me këtë qëndrim”, ka thënë Dodik.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tash është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetësinë kosovare.
XS
SM
MD
LG