Ndërlidhjet

Miratohet deklarata kundër "referendumit të veriut"


Kuvendi i Kosovës - foto arkiv

Kuvendi i Kosovës - foto arkiv

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën që kundërshton referendumin e serbëve, të mbajtur të martën dhe të mërkurën në katër komunat në veri.

Deklarata është miratuar me 64 vota për dhe me 9 abstenim, ndërsa kundër nuk ka pasur.

Me këtë deklaratë, referendumi serb në veri thuhet se shpallet i paligjshëm dhe jokushtetues.

Miratimit të saj i ka paraprirë një debat i gjerë i ligjvënësve kosovarë.

Me referendumin që ka zënë vend në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët e veriut synojnë të qartësojnë “vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.
XS
SM
MD
LG