Ndërlidhjet

Zoellik lë Bankën Botërore


Robert Zoellik

Robert Zoellik

Banka Botërore ka bërë të ditur se presidenti i saj, Robert Zoellik, do të japë dorëheqje në fund të mandatit pesëvjeçar, përkatësisht më 30 qershor.

Në deklaratën e bërë publike, Zoellik tha se ka njoftuar edhe bordin e organizatës për vendimin e tij.

Banka Botërore ka thënë se, nën udhëheqjen e Zoellikut, “ajo ka luajtur rol historik gjatë krizës ekonomike globale” dhe se ka ofruar “mbi 247 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet në zhvillim”.

Për pasardhësin e Zoellikut nuk është folur ende.
XS
SM
MD
LG