Ndërlidhjet

Honduras, 356 viktima nga zjarri


Komajagua, 15 shkrut 2012.
Komajagua, 15 shkrut 2012.
Autoritetet e Hondurasit thonë se zjarri që ka përfshirë një burg të vendit, ka lënë 356 persona të vdekur dhe të zhdukur – kryesisht të burgosur.

Incidenti ka ndodhur në burgun e Komajaguas, rreth 75 kilometra në veri të kryeqytetit.

Zyrtarët mjeko-ligjorë thonë se disa të burgosur që figurojnë të zhdukur, mund të jenë larguar.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defektet elektrike ose nga vetë të burgosurit.
XS
SM
MD
LG