Ndërlidhjet

AI dhe HRW kërkojnë fundin e dhunës në Siri


Grafite në Damask, përmes të cilave mbështetësit e Asadit falënderojnë Rusinë dhe Kinën për veton që i kanë vënë rezolutës së OKB-së.
Grafite në Damask, përmes të cilave mbështetësit e Asadit falënderojnë Rusinë dhe Kinën për veton që i kanë vënë rezolutës së OKB-së.
Amnesty International dhe Human Rights Watch i kanë bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që t’i kërkojnë Qeverisë siriane “fundin e të gjitha shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe përgjegjësi për krimet e kryera”.

Asambleja e Përgjithshme pritet të votojë rezolutën që dënon abuzimet me të drejtat e njeriut në Siri, si dhe mbështet planin e Ligës Arabe për tranzicion paqësor politik.

Përderisa rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme nuk mund t’i vihet veto, ajo njëherësh është edhe joobliguese.

Dy draft-rezolutave që dënojnë dhunën e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, ndaj protestuesve antiqeveritarë, u është vënë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Rusia dhe Kina.

Në deklaratën e përbashkët të dy organizatave për të drejtat e njeriut thuhet se “vetoja e 4 shkurtit është pasuar me përshkallëzim tronditës të dhunës, që kanë ushtruar autoritetet siriane”.

Deklarata po ashtu i bën thirrje Këshillit të Sigurimit që ta dërgojë Sirinë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.
XS
SM
MD
LG