Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e Eurozonës diskutojnë për Greqinë


Greqia është përfshirë nga trazirat pasi Parlamenti ka miratuar planin e kursimit si kusht për marrjen e ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Greqia është përfshirë nga trazirat pasi Parlamenti ka miratuar planin e kursimit si kusht për marrjen e ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë nisur konferencën telefonike, për të diskutuar ndihmën në vlerë prej 130 miliardë eurosh për Greqinë.

Ndihma është urgjentisht e nevojshme për ta parandaluar këtë vend nga falimentimi që mund të ndodhë në muajin e ardhshëm.

Parlamenti grek ka miratuar të dielën planin e kursimit, por ministrat e Eurozonës kërkojnë më shumë detaje në shkurtime.

Ministrat kanë refuzuar takimin ballë për ballë me ministrin grek të Financave, Evangelos Venizelos, duke thënë se nuk kanë marrë garanci të mjaftueshme nga pala greke për reduktimet e kërkuara të buxhetit.

Venizelos ka thënë të mërkurën se disa vende të Eurozonës e duan Greqinë jashtë unionit monetar, duke i paralajmëruar ato "të mos luajnë me zjarr".
XS
SM
MD
LG