Ndërlidhjet

Reduktimi i buxhetit s'e rrezikon "epërsinë e SHBA-së"


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, u ka thënë anëtarëve të Kongresit se propozimi i presidentit Barak Obama për buxhet më të vogël të mbrojtjes, nuk do të vërë në rrezik epërsinë ushtarake të SHBA-së në mbarë botën.

Paneta tha se vendimi për shkurtimin e programeve ushtarake, “nuk ka qenë detyrë e lehtë”, porse liderët e Pentagonit, sipas tij, janë unikë në prioritetet e tyre.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, megjithatë, vazhdojnë të përballen me sfida komplekse të sigurisë, përfshirë terrorizmin, prodhimet bërthamore, sjelljen e dhunshme të Iranit dhe të Koresë Veriore, si dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Obama ka propozuar buxhetin e mbrojtjes 2013 në vlerë prej 614 miliardë dollarësh, afro 32 miliardë dollarë më pak se këtë vit.

Zvogëlimi reflekton fundin e luftës në Irak, afrimin e përfundimit të luftës në Afganistan, si dhe nevojën për të reduktuar deficitin amerikan.
XS
SM
MD
LG