Ndërlidhjet

Irani, Pakistani, Afganistani diskutojnë anti-terrorizmin


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe ai i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe ai i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi.
Krerët e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit mblidhen sot në Islamabad për të ndjekur samitin dyditor.

Bisedimet ndërmjet Mahmud Ahmadinexhadit, Hamid Karzait dhe Asif Ali Zardarit do të përqendrohen në anti-terrorizëm, përfshirë masat e përbashkëta për të luftuar trafikimin e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Megjithatë, raportet e disa mediave thonë se rëndësia e këtij samiti mund të zbehet për shkak të tensioneve ndërmjet Iranit dhe Perëndimit.

Irani është akuzuar këtë javë nga Izraeli për shkak të sulmeve që kishin në shënjestër diplomatët hebrenj në Gjeorgji, Indi dhe Tajlandë.

Të mërkurën, Ahmadinexhadi bëri publike disa avancime në programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se “sanksionet e vendeve perëndimore kanë dështuar të stopojnë aktivitetin e vendit të tij”.

Perëndimi druan se Republika Islamike ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, andaj edhe ka miratuar një sërë sanksionesh që godasin industrinë e saj të naftës, si dhe Bankën Qendrore.

Teherani i mohon akuzat duke thënë se programi i tij atomik ka qëllime paqësore civile, përfshirë edhe trajtimin e kancerit.
XS
SM
MD
LG