Ndërlidhjet

Gjykimi i Mlladiqit shtyhet në maj


Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime që dyshohet të jenë kryer gjatë konfliktit në Bosnjë, do të paraqitet para gjyqit më 14 maj.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi fillimisht kishte vendosur 27 marsin si datë për fillimin e gjykimit të shumëpritur, por gjykata e OKB-së ka vendosur për shtyrjen, pasi avokatët e Mlladiqit “kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur”.

"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Ai është arrestuar në maj të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG