Ndërlidhjet

Shkon në 377 numri i viktimave në Honduras


Komajagua, 15 shkurt 2012.

Komajagua, 15 shkurt 2012.

Numri i viktimave nga zjarri në burgun e Hondurasit vazhdon të rritet. Zyrtarët flasin për 377 të vdekur nga flakët që kanë përfshirë burgun në qytetin Komajagua.

Policia po heton nëse flakët janë vendosur nga një i burgosur, i cili më pas është arratisur.

Të burgosurit akuzojnë autoritetet e burgut se kanë dështuar të hapin shpejt dyert e qelive.

Burgu, i ndërtuar për rreth 450 të burgosur, thuhet se mbante rreth 800 persona të privuar nga liria.
XS
SM
MD
LG