Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga sulmi amerikan


Pakistan - foto nga arkivi

Pakistan - foto nga arkivi

Zyrtarët e inteligjencës pakistaneze kanë thënë se avionët e dyshuar amerikanë kanë qëlluar një shtëpi në rajonin fisnor të Vazirisanit, duke vrarë të paktën pesë persona. Identiteti i viktimave që zunë vend në fshatin Spalga, nuk është bërë i ditur.

I njëjti fshat ishte shënjestër e një tjetër sulmi amerikan, rreth një javë më parë. Ai rezultoi me vdekjen e nëntë personave, përfshirë disa militantë të talibanëve pakistanezë.

Zona thuhet të dominohet nga Hafiz Gul Bahadur, një komandant i shquar militant, i cili lufton kundër trupave të huaja në Afganistan.
XS
SM
MD
LG