Ndërlidhjet

SHBA uron popullin e Kosovës


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
Në emër të presidentit të SHBA-së, Barak Obama, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka uruar popullin e Republikës së Kosovës për përvjetorin e katërt të pavarësisë.

“Kosova mund të jetë shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike”.

“Përgëzoj udhëheqësit e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve kosovarë, përmes institucioneve demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike, si dhe promovimit të sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t’i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.

Kryediplomatja amerikane ka thënë po ashtu se SHBA-ja do të punojë me popullin kosovar për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe më prosperuese.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tash është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetësinë kosovare.
XS
SM
MD
LG