Ndërlidhjet

Greqia i ka “plotësuar kushtet”


Ilustrim

Ilustrim

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, tha se qeveria e tij ka bërë atë që huadhënësit ndërkombëtarë i kanë kërkuar asaj për të siguruar ndihmën në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Ai tha se ekzekutivi grek ka rënë dakord edhe për masa të reja përveç planit të kursimit, që parashohin shkurtimin e 325 milionë eurove nga buxheti.

Venizelos tha po ashtu se udhëheqësit politikë të vendit janë zotuar me shkrim se do të kryejnë shkurtime të tjera edhe pas zgjedhjeve të prillit.

“Ata duan të shohin se kanë të bëjnë me një vend që është tërësisht i besueshëm... Unë mendoj se këtë ua kemi bërë të qartë”, ka thënë Venizelos.

Pas konferencës telefonike të ministrave të Eurozonës, kreu i euro-grupit, Zhan Klod Xhanker, ka shprehur besimin se ministrat e financave do të miratojnë ndihmën të hënën e ardhshme.

Kjo ndihmë është urgjentisht e nevojshme për Greqinë, për ta shpëtuar atë nga falimentimi që do të mund të pasonte në muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG