Ndërlidhjet

SHBA uron popullin e Kosovës


Kaçanik, 16 shkurt 2012...
Kaçanik, 16 shkurt 2012...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë. Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit."

"Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik”, thuhet në urimin e presidentit Obama.

Ndërkohë që punoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”, thuhet në urim.

Po, ashtu edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka uruar popullin e Republikës së Kosovës për përvjetorin e katërt të pavarësisë.

Kosova mund të jetë shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike”.

Përgëzoj udhëheqësit e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve kosovarë, përmes institucioneve demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike, si dhe promovimit të sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t’i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.

Kryediplomatja amerikane ka thënë po ashtu se SHBA-ja do të punojë me popullin kosovar për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe më prosperuese.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tash është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetësinë kosovare. (v.t.)
XS
SM
MD
LG