Ndërlidhjet

Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën për Sirinë


Reflektimi i falmurit të Sirisë në një dritare, ku shihet një djalë duke i shikuar protestat/ foto nga arkivi.
Reflektimi i falmurit të Sirisë në një dritare, ku shihet një djalë duke i shikuar protestat/ foto nga arkivi.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë joobligative që i jep mbështetje planit të Ligës Arabe, i cili i bën thirrje liderit sirian Bashar al-Asad që ta lë pushtetin.

Asambeja 193 anëtarëshe votoi rezolutën me 137 vota për, 12 kundër dhe 17 abstenime.

Dokumenti dënon fuqishëm regjimin e Basharl al-Asadit për shkeljet e të drejtave të njeriut, ndërsa mbështet planin e Ligës Arabe që i bën thirrje udhëheqësit sirian të japë dorëheqje.

Formulimi thuhet të jetë i ngjashëm me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ishe kundërshtuar nga Rusia dhe Kina më 4 shkurt.

Sidoqoftë, rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme nuk mund t’iu vihet veto, andaj edhe mbesin joobliguese.

Draft-dokumenti për votimin e rezolutës për Sirinë
Draft-dokumenti për votimin e rezolutës për Sirinë
Në prag të votimit të sotëm, Amnesty International dhe Human Rights Watch i kanë bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që t’i kërkojnë Qeverisë siriane “fundin e të gjitha shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe përgjegjësi për krimet e kryera”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet të takojë në Vjenë homologun e tij francez, Allen Zhype, për të diskutuar propozimin që flet për “korridore humanitare”. Krijimi i këtyre të fundit do të kishte qëllim ndihmën për civilët sirianë.

Lavrov tha se do ta shqyrtojë tekstin.

Nuk mund të komentoj sepse nuk e di çfarë shkruan në atë rezolutë, por një gjë është e qartë: të gjitha zhvillimet që parashohin prezencën ndërkombëtare në çdo territor, duhet të miratohen nga të gjitha palët në konflikt. Ky është parimi bazë i të gjitha zhvillimeve paqeruajtëse të OKB-së dhe ai nuk mund të injorohet”, ka thënë Lavrov.

Ai po ashtu ka mirëpritur lajmin se Asadi ka urdhëruar organizimin e referendumit për kushtetutën e re të Sirisë, që, siç thuhet, do t’iu hapte rrugën edhe partive të tjera politike, përveç asaj në pushtet - Baath.

Ashtu si edhe opozita siriane, Uashingtoni është shprehur skeptik në qëllimet e Asadit.

Duket se ai po vë përpara një copë letër që vetë e kontrollon, në votimet që ai i kontrollon, në përpjekje për të vazhduar mbajtjen e kontrollit. Andaj, nuk mendoj se një gjë e tillë do të funksionojë”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Siguri Ndërkombëtare, Tomas Kantrimen, ka shprehur shqetësimin e SHBA-së në lidhje me transferimet e armëve nga Irani dhe Rusia drejt Sirisë.

Në anën tjetër, Kina ka bërë të ditur se do të dërgojë një emisar të lartë në Siri, që, siç thuhet, do të angazhohej për zgjidhjen paqësore të konfliktit.

Burimet zyrtare thonë se zëvendësministri i jashtëm kinez, Zhai Jun, do të qëndrojë në Damask të premten dhe të shtunën.

Brenda Sirisë, aktivistët raportojnë se forcat e sigurisë kanë vazhduar operacionet ushtarake në Homs dhe Hama.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Prej asaj kohe thuhet të kenë humbur jetën mijëra njerëz.(v.t.)
XS
SM
MD
LG