Ndërlidhjet

Përvjetori i pavarësisë: Gati për festë

  • RFE /RL

Foto nga festimi i përvjetorit të tretë të pavarësisë...

Foto nga festimi i përvjetorit të tretë të pavarësisë...

Me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së Kosovës, krerët e institucioneve të vendit kanë paraparë aktivitete të ndryshme.

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë një seancë solemne, ku do të flasin kryeparlamentari Jakup Krasniqi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Presidentja Jahjaga organizon edhe pritjen tradicionale me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në këto aktivitete behët e ditur se janë ftuar mysafirë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë.

Më 17 shkurt, kremtimet pritet të nisin në orën 11:00, me parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sheshin "Nëna Terezë", ndërsa qytetarëve do t’iu drejtohen Jahjaga dhe Thaçi.

Zyrtarë nga kabineti i kryeministrit bëjnë të ditur se me rastin e katërvjetorit të shtetësisë, kreu i ekzekutivit do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

Që nga 17 shkurti i 2008-ës, pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete.(a.k.)
XS
SM
MD
LG