Ndërlidhjet

Tetë fëmijë palestinezë vdesin në aksident rrugor


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Të paktën tetë fëmijë palestinezë janë mbytur nga përplasja e autobusit të tyre të shkollës me një kamion izraelit në Bregun Perëndimor, në veri të Jerusalemit.

Raportohet se autobusi është rrotulluar dhe ka marrë flakë pas përplasjes.

Më shumë se 30 fëmijë të tjerë janë lënduar dhe druhet se shifra e të vdekurve mund të rritet.

Policia izraelite tha se viktimat ishin të moshës mes 10 dhe 16 vjeç.

Zyrtarët mjekësorë në spitalin qendror të Ramallahut thanë se disa nga viktimat ishin të “moshës parashkollore”.
XS
SM
MD
LG