Ndërlidhjet

"Në Siri, krime potenciale kundër njerëzimit"


Siri
Siri
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, tha se në Siri janë duke ndodhur krimet potenciale kundër njerëzimit ndërsa regjimi i Bashar al-Asadit po vazhdon aksionin 11 mujor ndaj kundërshtarëve.

“Po shohim se si po bombardohen pa u ndalur rrethinat, si po përdoren spitalet si qendra torturimi, si po vriten fëmijët 10 vjeçarë apo abuzohen. Ne po shohim pothuajse krime kundër njerëzimit”, tha Ban në Vjenë.

Më herët Kina paralajmëroi se do ta dërgojë zëvendësministrin e jashtëm Zhai Jun në Siri të premten, për të shtyrë përpara një zgjidhje “paqësore” të konfliktit.

Njoftimi kinez vjen para një votimi të paralajmëruar për të enjten në Asamblenë e Përgjithshme për një rezolutë joobligative, që do ta dënonte regjimin e Asadit për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe do të mbështeste thirrjen e Ligës Arabe, që Asad të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG