Ndërlidhjet

Australia me rezolutë për Srebrenicën


Srebrenicë
Srebrenicë
Parlamenti i Australisë ka miratuar sot një Rezolutë për Srebrenicën, njoftojnë mediat e Sarajevës.

Me këtë rezolutë konfirmohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, se në Srebrenicë në korrik të 1995, ushtria e Republikës Serbe me komandantin e saj Ratko Mlladiq ka kryer gjenocid ndaj banorëve boshnjakë të enklavës së Srebrenicës, e cila ka qenë nën mbrojtjen e OKB-së.

Me miratimin e rezolutës, Australia iu ka bashkuar Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe SHBA-së, të cilat më herët kishin miratuar rezolutë të natyrës së njëjtë.
XS
SM
MD
LG