Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga amniston 15 të dënuar


Burgu i Lipjanit, Kosovë

Burgu i Lipjanit, Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur apo uljen e dënimit të 15 personave, që janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës.

“Në nxjerrjen e këtij dekreti, Presidentja ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-002-2012 mbi Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, të dhënat e ofruara nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Republikës së Kosovës dhe mendimin e Komisionit Profesional, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për këtë qëllim,” thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kabineti i presidentes.
XS
SM
MD
LG