Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë ndaj 10 avokatëve kosovarë


Gjykata e Qarkut, Prishtinë

Gjykata e Qarkut, Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër avokatëve: Sadik Tanyol nga Prizreni, Shefqet Ibrahimi nga Skenderaj, Prenk Pepaj nga Gjakova, Mustafë Musa nga Gjilani, Xhafer Maloku nga Klina, Fahire Qeko Kabashi nga Prizreni, Muharrem Ramadani nga Mitrovia, Xhavit Krreku nga Gjakova dhe Haxhe Nikqi nga Peja.

Sipas një njoftimi për media të Prokurorisë, të pandehurit ngarkohen me veprat penale “keqpërdorim i besimit nga neni 269 par 1 lidhur me par 2 të KPK-së".

“Të pandehurit akuzohen pasi që nga viti 2003 e këndej, duke përfaqësuar klientët e tyre, disa me autorizim e disa pa autorizim, pas përfundimit të procedurës lidhur me kompensimin e dëmit pranë kompanisë së sigurimit “Kosova në Likuidim” në Prishtinë, të njëjtës i kanë sugjeruar që mjetet financiare t’i transferonin në llogaritë e avokatëve e jo të klientëve. Avokatet e pandehur në shumë raste kanë falsifikuar autorizimet në emër të klientëve të tyre”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG