Ndërlidhjet

Rritet prodhimi i opiumit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se bota po dështon që të zhdukë tregtinë me drogë në Afganistan, ku vetëm vitin e kaluar prodhimi i opiumit është rritur për 61 për qind.

Duke folur në Vjenë në një konferencë mbi uljen e prodhimit të drogës në Afganistan, Ban tha se fitimet nga eksporti i opiumit afgan shkojnë deri në 2.4 miliardë dollarë dhe vlerësohet të jetë 15 për qind e bruto prodhimit vendor.

Ministri afgan kundër narkotikëve, Zarar Ahmed Mukbel Osmani, tha se kultivimi i opiumit dhe prodhimi i drogës mund të zhduket nëse siguria në vend përmirësohet.

Konferenca e Vjenës po mbahet ndërsa presidenti afgan po takon homologët nga Pakistani dhe Irani në një samit në Islambad që ka për temë masat kundër terrorizmit dhe tregtisë së drogës.
XS
SM
MD
LG